22:17 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Këto janë markat më të besueshme të veturave në SHBA

Organizata jo fitimprurëse amerikane Consumer Reports ka analizuar në bazë të 500.000 vozitësve se cilat janë veturat më të besueshme në SHBA.

Analiza është përbërë nga 17 parametra, prej “bags” në  multimedia dhe sistemin audio e deri te gabimet “e rënda” të ndërruesit të shpejtësive dhe gabimeve në motor.

Pas procedimit të disa qindra-mijëra raportimeve, si fitues absolutë janë shpallur bendet japoneze.

Dy vendet e para me vetëm dy pikë diferencë i ndajnë Lexus dhe Toyota, derisa në vendin e tretë renditet Mazda, e cila është ngjitur madje për gjashtë vende në krahasim me vitin e kaluar.

Në pozitat katër, pesë dhe gjashtë renditen Subaru, KIA dhe Infiniti, derisa në vendin e shtatë është prodhuesi gjerman Audi që ka rënë për tri vende krahasuar me vitin e kaluar. Pasojnë BMW dhe MINI, i cili është në pronësi të bavarezëve, derisa top 10 kompletohet nga brendi jugkorean Hyundai.

Sa i përket brendeve tjera të popullarizuara, Honda renditet e 15-ta,  Volkswagen në vendin 16, Mercedes 17, pasuar nga Tesla, Cadillac dhe Volvo.

Në mesin e brendeve më të këqija konsiderohen BMW X1 dhe X3, Tesla Model S dhe Mercedes klasa E.

Temat: