14:10 / E Diele, 09 Gusht 2020 / indeksADMonline

Këto janë statistikat e Prishtinës në garat Evropiane

Skuadra  e Prishtinës edhe këtë vit e ka siguruar një vend në Evropa Ligë, ku sot e ka mësuar edhe kundërshtarin e saj.

Prishtina, do të përballet me klubin nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps, takim ky që do të zhvillohet me 18 apo 19 gusht, shkruan IndeksOnline.

Skuadra “Bardhë e Kaltër”, ka publikuar disa statistika që tregojnë se sa i suksesshëm ka qenë klubi ndaj skuadrave të Gjibraltarit në garat Evropiane.

“Prishtina në Gjibraltar ka një barazim e një humbje

Prishtina me dy skuadra të Gjibraltarit ka një kalim tutje dhe një eliminim

Prishtina ka eliminuar Europa-n para dy vitesh, 1:1 në Gjibraltar dhe 5:0 në Mitrovicë.

Prishtina është eliminuar nga St Joseph’s ne edicionin e kaluar, 1:1 në Prishtinë dhe 2:0 në Gjibraltar”.