13:32 / E Martë, 15 Qershor 2021 / Blerim

Keylor Navas paralajmëron largimin nga PSG, shkaku transferimi i Donnarummas!?

Keylor Navas pritet të largohet nga Paris Saint-Germain nëse te kjo e fundit zyrtarizohet portieri italian, Gianluigi Donnarumma.

Portieri ka publikuar një foto me një mesazh: “Ofroni mungesën tuaj atij që nuk vlerëson praninë tuaj”, shkruan IndeksOnline

Nuk dihet saktë se për çfarë bëhet fjalë, por L’Equipe thotë se Navas mund të largohet nëse PSG zyrtarizon transferimin e portierit të AC Milan, Donnaruma.