13:50 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

KF Arbëria niset për në Mitrovicë, FFK-ja heshtë!

Federata e Futbollit e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar për fillimin e sezonit.

Indeksonline mëson se klubi i Arbërisë është nisur në Mitorvicë edhe pse ende nuk ka marrë ndonjë njoftim nga FFK-ja.

Pritet vendimi final në Mitrovicë dhe do të jetë i gatshëm për një lojë në rast se jepet miratimi për nisjen e sezonit.

Ndeshja hapëse e këtij sezoni do të jetë Trepça 89-Arbëria nga ora 16:00./Indeksonline/