KFOR dhe Policia e Kosovës patrullime në Zubin Potok
Ushtarë letonezë të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë kryer patrullime rutinë në Zubin Potok së bashku me pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet në Kosovë.
”Ushtarët letonezë të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë realizuar patrullime rutinë në Zubin Potok së bashku me anëtarët e Policisë së Kosovës. Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet në Kosovë. KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë, gjithmonë dhe në mënyrë të paanshme”.
KFOR thotë se po vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë, duke vepruar në mënyrë të paanshme.