KFOR-i flet për situatën e krijuar te liqeni i Ujmanit
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka deklaruar se ka bërë të ditur se nuk ka bllokim të digës së Ujmanit.
Ata gjithashtu,përmes kësaj deklarate kanë siguruar qytetarët e Kosovës se situata është e qetë dhe nën kontroll dhe se KFOR është këtu për të ofruar sigurinë.
“KFOR po kryen detyrën e saj normale nën mandatin e rezolutës 1244. Nuk ka bllokim të digës së Gazivodës, KFOR-i nuk ka marrë kontrollin mbi digën dhe ndonjë hidrocentral. Situata është e qetë dhe nën kontroll. KFOR është këtu për të mbrojtur të gjithë qytetarët në Kosovë”, thuhet në deklaratën e KFOR.
Ndryshe, gjatë ditës së djmeshme, Indeksonline ka qëndruar në veri të vendit ku edhe ka realizuar disa fotogarfi të pjestarëve të KFOR-it të cilët ishin pozicionuar përgjat këtij liqeni që gjendet në komunën e Zubin Potokut. /Indeksonline/
Liqeni i Kosovës që po tenton ta marrë Serbia, po ruhet nga forcat amerikane (Foto)