15:24 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

KFOR-i gjerman dhuron pajisje dhe teknologji në vlerë 2 milionë euro për parkun e inovacionit

Kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri , Enver Hoxhaj kanë vizituar sot kampin e KFOR-it gjerman në Prizren.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se ata kanë bërë këtë vizitë për të shënuar edhe një ngjarje që thellon bashkëpunimin dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Ai ka njoftuar se KFOR-i gjerman ka dhuruar pajisje dhe teknologji në vlerë prej 2 milionë euro për Kosovën për t’i përdorur në parkun e inovacionit, i cili do të hapet shumë shpejt në Prizren

“Së bashku me kryeministrin Haradinaj dhe kolegë të tjerë nga kabineti qeveritar kemi qenë sot në Prizren për ta shënuar edhe një ngjarje që thellon bashkëpunimin dhe marrëdhëniet mes Kosovës ?? dhe Gjermanisë ??.

KFOR-i gjerman ka dhuruar pajisje dhe teknologji në vlerë prej dy milionë euro për Kosovën për t’i përdorur në parkun e inovacionit? në Prizren i cili do të hapet shumë shpejtë – një bashkëpunim tjetër në mes të dy vendeve për të cilin jemi shumë krenarë”, ka thënë Hoxhaj./Indeksonline/