23:47 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

KFOR-i vëzhgoi situatën me patrullime dhe helikopterë sot në Ujman

Pas vizitës së presidentit Hashim Thaçi në Liqenin e Ujmanit KFOR’i ka incizuar me helikopter zonën dhe po heton prezencën e pjesëtarëve të ROSU në këtë pjesë.

Thaçi ka shëtitur sot në mesditë në këtë liqen të cilin e quajti ndër bukuritë e rralla të Kosovës.

Pas kësaj vizite ka reaguar edhe pala serbe dhe BE.

Maja Kocijançiq zëdhënëse e BE’së ka bërë thirrje për paqe dhe përmbajtje lidhur me situatën në Veri të Kosovës.

Kështu KFOR-i ka reaguar duke kërkuar qetësi. Thotë se po vëzhgohet situata me patrullime dhe helikopterë.

“KFOR’i bën thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje, pas raportimeve konfliktuoze përreth zonës së Liqenit të Ujmanit. Prezenca e Policisë së Kosovës në zonën e Ujmanit sot gjatë ditës është konfirmuar. Ata kanë qenë personel i policisë të angazhuar për mbrojtjen e z. Thaçit i cili në ato momente po vizitonte Zubin Potokun. KFOR’i është duke hetuar prezencën e dyshuar të Njësisë Speciale ROSU. Për më tepër, KFOR’i vazhdon të vëzhgojë situatën me patrullime dhe helikopterë”, thuhet në njoftimin e KFOR’it.