15:42 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Khedira kalon me sukses operacionin, u dërgon mesazh tifozëve

Sami Khedira ka operuar me sukses gjurin e tij, siç njoftohet nga vetë lojtari në Twitter.

Gjermani pritet të dalë jashtë për rreth katër muaj, që është një goditje e madhe për Juventusin, duke marrë parasysh që mesfusha e tyre nuk ka qenë më e mira këtë sezon.

Sidoqoftë, sigurisht që është bukur të dëgjosh që gjithçka shkoi mirë për Khedira.

Bianconeri do të shpresojë se procesi i rimëkëmbjes mund të shkojë po aq mirë, mbase edhe më shpejt sesa pritej.

Operacioni shkoi në mënyrë të përkryer – ju falënderoj për të gjitha mesazhet! Unë tashmë jam larguar nga spitali dhe besoj që rehabilitimi do të jetë pozitiv. Siç e dini disa prej jush, njerëzit kanë hequr dorë nga unë disa herë por deri tash jam rikthyer më shpejt dhe më i mirë se sa kanë pritur. Unë mezi po pres të ndihmojë klubin tim. Deri atëherë, do jem tifozi më i flaktë i Juventusit./Indeksonline/