13:48 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

KHF Istogu përforcohet me superyllin ballkanas

KHF Istogu ka nënshkruar me hendbollisten malazeze, Esma Murtaovic.

23 vjeçarja e cila më herët ka luajtur në Izrael, Turqi e Portugali cilësohet si ndër më të mirat në pozicionin e saj.

Ajo pritet të debutoj në derbin kundër Vushtrrisë që zhvillohet të shtunën.

Esma ka qenë lojtarja kryesore në Lojërat Mesdhetare në Tarragona ku Mali i zi ka zënë vendin e tretë. /IndeksOnline/