18:47 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Khloe Kardashian surprizohet nga i dashuri pas përmirësimit të raporteve

Ajo sapo është kthyer nga pushimet në Bali, dhe tani Khloe Kardashian i është përkushtuar punës.

34 vjeçarja u fotografua në Los Angjelos së bashku me miken e saj Morgan Steëart, biondina dukej me shumë stil dhe më në formë se kurrë më parë, shkruan Indeksonline.

Ajo u shfaq e lumtur pas deklaratave se tradhëtija nga i dashuri i saj Tristan ishte diçka e rëndë dhe vështirë e përballueshme.

Raportet mes saj dhe të dashurin, basketbollistin Tristan Thompson me të cilin ka një vajzë janë përmirësuar, Khloe u prit me një surprizë nga i dashuri i saj pas kthimit nga Bali, kjo shihet nga disa imazhe të cilat i publikoj ylli televiziv për pritjen e ngroht që ju bë.

Khloe u bë nënë për herë të parë këtë vitë vetëm disa ditë pasi që dolën disa video dhe iamzhe ku shihej i dashuri i saj në shoqëri të disa femrave./Indeksonline/