75 Mall Live Search
20:01 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

Kiara tregon pse s’mund të jetë me Butrint Imerin

Marrëdhënia mes moderatores Kiara Tito dhe këngëtarit Butrint Imeri ka qenë prej kohësh shumë e komentuar në mediat rozë. Ata janë parë shumë herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe madje janë fotografuar duke kaluar kohë bashkë.

Përpara disa javësh Butrinti e hoqi Kiarën nga Instagram dhe pak kohë më vonë dhe ajo filloi mos ta ndiqte më gjë që bëri që të gjithë të aludonin se çifti ishte ndarë.

Ditën e sotme moderatorja ka qenë e ftuar në ‘Pop Culture’ ku është ngacmuar nga prezantuesja për këtë temë. Ajo i ka treguar disa nga momentet kur Butrinti ka qenë i ftuar në emisionin e Kiarës dhe moderatorja flirtonte me të.

Mirëpo Kiara duke qeshur ka treguar se Butrintin e ka pasur shumë qejf si artistë dhe ishte e afeksionuar pas këngëve të tij, mirëpo midis tyre nuk ka asgjë.

“Po pse se ke të dashur Butrintin”, e pyet prezantuesja. “Sepse është larg, nuk funksionon lidhja në distancë”, ka treguar moderatorja duke zbuluar
kështu arsyen pse janë ndarë.

Më pas prezantuesja e ka pyetur se kë do donte të kishte të dashur nga personazhet e famshëm në Shqipëri dhe përgjigja e Kiarës ka shkaktuar habi tek moderatorja.