18:04 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / V R

Kidda vjen me një tjetër projekt, publikon “Cataleya”

Kidda është kthyer në një artistët më të suksesshëm dhe më të preferuar në vend.

Këngët e tij menjëherë kthehen në hit dhe ai nuk i zhgënjej adhuruesit e tij të shumtë, kjo sepse artisti po vazhdon të punoj intensivisht për projekte të reja.

Së fundi këngëtari ka lansuar një tjetër këngë të re, që mban titullin “Cataleya” që erdhi e shoqëruar edhe me videoklip.

Për tekstin është kujdesur vet Kidda, mix/masterin e bëri Marconi music Copenhagen, ndërsa videoja u punua nga Valon Aziri (Cinegr8).

Kujtojmë që “Cataleya” vjen pas hitit të tij shumë të suksesshëm “Malli”.

Kënga e re tashmë gjendet në kanalin “Youtube”./Indeksonline/