15:29 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Kim Jong Un ka të instaluar një toalet në makinën e tij Mercedes-Benz

‘Washington Post’ ka bërë një raportim të gjerë rreth bisedimeve historike të paqes midis presidentëve të dy Koreve, ku flitet edhe rreth një toaleti portativ të Kim Jong Un në makinën e tij.

Sipas Lee Yun-keol, i cili ka punuar në njësi të Komandës së Guardës të Koresë së Veriut para se të dezertonte, ai thotë se “Udhëheqësi i Koresë së Veriut ka një toalet personal që e ndjek atë kudo kur udhëton” .

Sipas tij kjo i nevoj presidentit pasiqë ka probleme shëndetësore dhe nuk dëshiron të ndalet kudo, transmeton IndeksOnline.

Security personnel accompany a vehicle transporting North Korean leader Kim Jong Un at the truce village of Panmunjom inside the demilitarized zone separating the two Koreas, South Korea, April 27, 2018. Korea Summit Press Pool/Pool via Reuters TPX IMAGES OF THE DAY

Nuk dihet shumë për toaletin portativ, por thuhet se është instaluar në një nga automjetet e eskortës së Kim Jong Un. Që kur diktatori është parë duke udhëtuar me një flotë makina sedan të Mercedes-Benz, AutoBlog spekulon se Kim Jong Un përdorë njëren prej tyre për të lëshuar “bombat” e tij.

Raportet rreth makinës me toalet dolën në sipërfaqe në vitin 2015. Informacioni u raportua për herë të parë nga ‘Daily NK’ të cilët kishin burime nga Koreja e Veriut për këtë sekret. /IndeksOnline/