08:45 / E Enjte, 04 Nëntor 2021 / AR

Kim Kardashian dhe Pete Davidson shihen sërish bashkë

Edhe pse personat e tyre të afërt vazhdojnë të thonë se Kim dhe Pete janë miq të mirë, dyshja kohëve të fundit po qëndrojnë shpesh bashkë.

Të dy u takuan në restorante në NY dy netë radhazi, transmeton Indeksonline.

Sipas TMZ, ata kanë kaluar bashkë mbrëmjen e së mërkurës , këtë herë në një klub privat.

Javën e kaluar, Kim dhe Pete morën Kourtneyn dhe Travis në parkun argëtues ku u panë të kapur për dore.

Kujtojmë që Kim është divorcuar nga Kanye West. Ata ishin të martuar për shtatë vjet dhe kanë katër fëmijë së bashku./Indeksonline/