10:57 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kina ka një mjet të ri vëzhgimi që identifikon qytetarët nga mënyra se si ecin

Autoritetet kineze kanë filluar vendosjen e një mjeti të ri të mbikqyrjes i projektuar për të identifikuar njerëzit nga mënyra se si ata ecin, ose format e trupit të tyre.

Kina tashmë po përdor mjetin në rrugë në dy qytetet e saj më të mëdha, Pekin dhe Shangai, shkruan Indeksonline.

Huang Yongzhen, drejtor ekzekutiv i Watrix, kompania që ka dizajnuar sistemin, thotë se mund të identifikojë njerëzit deri në 50 metra, edhe kur kthehet mbrapa ose fytyra e tyre është e mbuluar.

Zyrtarët e sigurisë thonë se po zhvillojnë një sistem kombëtar të integruar të të dhënave të kamerave të vëzhgimit, nga të cilat do të shtohet sistemi i ri i identifikimit të gjurmës./Indeksonline/

Temat: