Kina thyen rekordin e radhës, kësaj here me tortën më gjigante në botë (Foto)
Kina edhe kësaj radhe dëshmoi se është vendi i çudirave dhe rekordeve botërore.
Në një garë të organizuar nga Shoqata e Gatueseve, kinezët kanë arritur të gatuajnë tortën më të madhe në botë, transmeton Indeksonline.
Me këtë, Kina hyri në librin e rekordeve botërore “Guiness”. Me gjatë prej më shumë se 3188 metra, kinezët gatuan tortën që tani mban epitetin e më të madhes në botës.
U deshën 23 orë punë nga 60 gatues me 120 asistentë, që Kina të triumfoj në Festivalin Ndërkombëtar të Turizmit.
Torta pas matjes, u shpërnda në shtëpitë e mirëqenies, familjet e varfra dhe publikut që shikoi ngjarjen nga fillimi. /Indeksonline/