Kinezët bëjnë shqiponjën për 28 Nëntor
28 Nëntori ngjallë emocione te çdo shqiptari kudo në botë.
Festimi i saj është bërë me aktivitete të shumta në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni por edhe në vendet tjera kudo në botë.
Simbol i kësaj feste padyshim është edhe formimi i shqiponjës me anë të duarve.
Për të uruar këtë festë, edhe të huajt kanë zgjedhur mënyra të ndryshme.
Në një fotografi të siguruar nga Indeksonline, shihen se disa kinezë në Viena të Austrisë kanë zgjedhur ta bëjnë shqiponjën për të uruar shqiptarët kudo që janë./Indeksonline/