23:51 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kinezi fiton garën, duke ngrënë 50 speca të djegës për 60 sekonda (Foto)

Për disa njerëz, ushqimi i djegës nuk është fare ushqimi i tyre i preferuar, përderisa për disa të tjerë të cilët e pëlqejnë shumë atë.

Por, ekzistojnë edhe një kategori tjetër e njerëzve të cilët konkurrojnë për t’u kurorëzuar si një kampion për ushqimet e djegëse.

Një numër i madh njerëzish u mblodhën në një garë në provincën jugore kineze të Hunanit këtë pasdite për të ngrënë specat të cilët njihen si shumë të djegës, dhe kush do hante më shumë dhe më shpejt, do fitonte shpërblim, raporton Indeksonline.

Temperaturat ishin të larta gjatë kompeticionit, deri në 40 gradë celsius, kështu garuesit u futen në ujë përderisa i hanin ato.

Ai që fitoi këtë garë është Tang Shuaihui i cili hëngri 50 speca djegëse në një minutë, duke mposhtur kamionin e garës së vitit të kaluar, i cili arriti të hajë vetëm 15 speca në 60 sekonda./Indeksonline/