16:57 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Kisha Ortodokse Serbe ndryshon emrin

Emri zyrtar i Kishës Ortodokse Serbe në të ardhmen do të jetë “Kisha Ortodokse e Serbisë – Patriarkana e Pejës”,

Siç raporton gazeta beogradase “Novosti” edhe procedura për zgjedhjen e patriarkut do të thjeshtohet dhe ai do të zgjidhet me votim të fshehtë, me dy të tretat e shumicës

Këto janë risitë më të rëndësishme të  propozuar në  kushtetutën e re të Kishës Ortodokse Serbe.

Poashtu risi është se kandidati i zgjedhur për udhëheqës të kishës do të quhet “Kryepeshkop i Pejës, Mitropoliti i Beogradit dhe Karlovcit dhe Patriarku serb”

Sipas këtij dokumenti , 13 dioqezat ekzistuese do të bëhen mitropolite por kushtetuta e e re ka të ngjarë të miratohet në mbledhjen e organit më të lartë kishtar – Kryepeshkopatës së Shenjtë, në mes të majit.

Puna me propozime ka nisur në vitin 2012, duke formuar një komitet për të shqyrtuar kushtetutën aktuale, kryesuar nga Mitropoliti i Malit të Zi, Amfilohije, transmeton KK.

Një burim i paidentifikuar nga patriarkana i ka thënë “Novostit” se kushtetuta e tanishme në shumë aspekte është vjetëruar dhe pothuajse është e pazbatueshme, dhe se shqyrtimi i fundit është kryer në vitin 1947.

Temat: