09:58 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kishte harruar ku e ka parkuar makinën – e gjen tani pas 20 viteve!

Në vitin 1997, në Frankfurt të Gjermanisë, një burrë lajmëroi makinën e tij të vjedhur në polici.

Njëzet vite më vonë, autoritet në qytet kanë gjurmuar mjetin e humbur. Makina u gjet në një garazh në një ndërtesë të vjetër industriale që pritet të shkatërrohet.

Makina ishte në pjesën ku do bëhej rrënimi , kështu që u raportua në polici, të cilët pastaj hetuan se kush ishte pronari.

Sipas gazetës rajonale gjermane Augsberger Allgemein, burri, tani 76-vjeçar, ishte drejtuar nga policia me vajzën e tij për t’u ribashkuar me makinën.

Për fat të keq makina nuk ishte më funksionale dhe duhej të grumbullohej për shkatërrim edhe ajo. /IndeksOnline/