20:48 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kjo bukuroshe nga sot është këshilltare e një ministri (Foto)

E para e të rinjve të Partisë Demokratike të Kosovës, Shpresa Rama ka marrë detyrën e radhës në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Ajo nga sot do të jetë këshilltare e ministrit, Kujtim Gashi.

Shpresa për disa vite me radhë ka qenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme të PDK-së, dhe jo rastësisht është kyçur në politikë, shkruan Indeksonline.

Rama ka qenë drejtoreshë në departamentin për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Vushtrrisë për disa vite rresht.

Jo rrallë herë ajo shihet edhe përkrahë fytyrave më me zë të PDK-së.

Rama përveç të arriturave deri më tash, vlerësohet edhe për bukurinë e saj. Lirisht mund të themi se Shpresa nga sot merr edhe epitetin si më e bukura e Ministrisë së Kulturës, ndoshta edhe e PDK-së./Indeksonline/