75 Mall Live Search
15:38 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kjo çfarë i bëri Arbëria Prishtinës sot, moti nuk i ka ndodhur kryeqytetasve

 Prishtina me fitore minimale ndaj Arbërisë është kualifikuar në çerekfinale të Kupës duke iu bashkëngjitur 6 skuadrave tjera të Superligës (Ballkani, Gjilani, Feronikeli, Drenica, Vushtrria, Dukagjini) dhe një të Ligës së parë (Liria).

“Bardhekaltrit sot humbën një mori rastesh nga 17 tentimet sa patën, por Arbëria bëri diçka që Prishtinës moti kohë nuk i ka ndodhur duke ia regjistruar 10 gjuajtje dhe duke ia qëlluar dy herë shtyllën. Thjesht sot ishte ndeshje për t’u harruar dhe për t’u mbajtur në mend vetëm kalimi tutje i raundit” – thuhej në faqen zyrtare të Prishtinës.

Përndryshe me ndeshjet e sotme skuadrat shkojnë në pushim deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm./Indeksonline/