16:44 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pse makinat lëshojnë një zhurmë më ndryshe kur lëvizin mbrapa?

Kjo video dy minutëshe jep një shpjegim të qartë përse makinat krijojnë një zhurmë më ndryshe kur lëvizin mbrapa.

Nuk ka asnjë makinë në botë, e cila nuk lëshon një zë më ndryshe kur lëvizë mbrapa. Rezulton se ka arsye praktike për këtë.

Ingranazhet për lëvizje prapa janë ingranazhe të drejtpërdrejta që i ngjajnë një rrote të zakonshme me dhëmbë nga jashtë. Në të kundërten, ingranazhet normale kanë një formë ndryshe ku dhëmbët janë në një formë siprale. Kjo e fundit është bërë në këtë mënyrë për një operacion më të butë.

Zhurma, nga ana tjetër, krijohet nga bollëku i sipërfaqes që krijojnë kontakt me njëri-tjetrin. Ingranazhet e drejtpërdrejta kanë një sipërfaqe masive dhe sa herë preken mesvete krijojnë një zë më ndryshe. /IndeksOnline/