10:20 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Kjo është dhurata e parë e Afërditës si zonja Kindl (Foto)

Afërdita Dreshaj shumë shpejt do të ndryshojë statusin e saj, njofton Indeksonline.

Ajo pak kohë më parë është fejuar me hokeistin çek, Jakub Kandl me të cilin kishte disa vite në lidhje.

Kurse shumë shpejt pritet që këta të fundit të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. Ku edhe Afërdita do të marrë statusin si zonja Kindl.

Modelja shqiptare që tash ka pranuar dhuratën e parë me ketë emër, e që është një filxhan kafeje me mbi shkrim.

“A më bënë kjo unzë të dukem e fejuar? E ardhshmja zonja Kindl” shkruan mbi këtë filxhan i cili i është dhuruar Afërditës.

Rikujtojmë se para lidhjes me Jakub Kindl, Afërdita ka pasur një lidhje të gjatë dashurie me këngëtarin shqiptar, Shpat Kasapi./Indeksonline/