10:06 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kjo është gjendja e Spitalit të Pejës, me shtretër e dollapë të shkatërruar (Foto)

Shumë qytetarë të Kosovës detyrohen të ikin jashtë vendit për shërim. Jo vetëm kaq pasi thuajse të gjithë qytetarët detyrohen që të gjitha barërat t’i sigurojnë vetë pasi ka mungesë të dukshme të tyre në secilën klinikë.

E gjitha nuk përfundon këtu pasi të shumta janë edhe mungesat e tjera në shëndetësinë kosovare.

Së fundi në rrjetet sociale janë publikuar edhe disa fotografi që tregojnë qartazi gjendjen e Spitalit të Pejës, ku shtretërit janë në gjendje krejtësisht të shkatërruar, duke mos lënë anash edhe dollapët afër, shkruan Indeksonline.

Sigurisht se një gjendje e tillë shëndetësore nuk është aspak e nevojshme për qytetarët e Kosovës pasi shëndeti gjithnjë është primar./Indeksonline/