09:06 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Kjo është gjendja e trotuareve në Prizren [Foto]

Reshjet e shumta të borës që kanë rënë dje kanë bërë që në pjesë të shumta të Kosovës të ketë vështirësi si te veturat ashtu edhe te këmbësorët.

Kështu, në qytetin e Prizrenit sipas disa fotografive që ka dërguar një lexues në redaksinë e Indeksonline shohim se si mëngjesin e sotëm trotuaret janë ngrirë nga bora  dhe me këtë rast qytetarëve po iu vështirësohet kalimi në disa rrugë, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm i përcjellur me vranësira të ç’rregullta që do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.

Ndërsa temperaturat minimale lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë celsius, kurse ato maksimalet e ditës parashihet të  lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius.

Më poshtë shikoni pamjet:

/Indeksonline/