12:55 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kjo është motra bukuroshe e Aurela Gaces (Foto)

Aurela Gace nuk e ekspozon shumë jetën e saj private ndonëse interesimi i publikut është i madh.

Por diçka nga familja e saj, përveç vajzave Aurela ka treguar sot. Këtë herë ajo na ka njoftuar me motrën e saj Blertën, e cila ka ditëlindjen.

Ajo përmes këtij postimi e ka uruar motrën për ditëlindje, duke ia uruar gjitha të mirat dhe treguar se sa shumë ka rëndësi ajo për të.

“E falënderoj Zotin qe te solli ne jeten time si dhurate shume te cmuar… nuk doja te beja hartime ketu ne rrjetet sociale, por sot ti ke ditelindjen e je kaq larg me kilometra ☹ e motra s’te perqafon dot .

.por dua ta dine te gjithe se ndihem me fat qe kam nje moter si ty.

Gezuar motra ime , pusha ime ( Dikur mendoja se ishe edhe bebja ime?, sepse ashtu sillesha me ty, sikur isha mami, duke te mbrojtur edhe kur s’ishte nevoja) .

Sot ti s’ke me nevoje per mbrojtje, sepse u rrite e punon shume per te arritur qellimet e tua… e mua ,packa se s’ta them shpesh , me behet zemra mal. Me ben te ndjej krenari . .

Edhe pse je larg, dashuria ime vjen atje ku je ti me energji ?❤❤❤❤, jo se jam magjistare?, por keshtu jane motrat per njera- tjetren …gjithmone aty , shpirterisht.

Edhe 100 Blerta ime” ka shkruar Aurela.

Ndryshe, ajo dhe Blerta duket se kanë diferencë të madhe në moshë./Indeksonline/

Temat: