75 Mall Live Search
09:13 / E Enjte, 23 Janar 2025 / G T

Kjo është një kryevepër! Tifozët e Young Boys-it gëzojnë djaloshin që mbështet Celticun

Skuadra e Celitcut shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Young Boys-it në raundin e shtatë të UEFA Champions League.

Një moment interesant ndodhi pas ndeshjes, ku një tifoz i vogël i klubit nga Skocia iu afrua mysafirëve, shkruan Indeksonline

Ai mori duartrokitje të madhe nga tifozët e klubit zvicranë, një respekt i jashtëzakonshëm që rrallë ndodh në futbollin europian.

“Faleminderit të gjithë tifozëve të Young Boys-it të cilët në Celtic Park i dhuruan djalit tim një mbështetje të jashtëzakonshme dhe të paharruar”, ka shkruar babai i djaloshit

Skuadra e Celtic-ut me fitoren e mbrëmshme siguroi play-offin në Champions League. Kurse Young Boysat janë skuadra e parë që para disa javësh janë eliminuar nga Liga e Kampionëve./Indeksonline/