17:41 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kjo është paga vjetore dhe mëditja që merr Presidenti, Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korruspionit në vitin 2018 për pasurinë e tij. I pari i shtetit, ka deklaruar se merr pagë vjetore me vlerë rreth 32 mijë euro.

Thaçi posedon edhe pasuri të paluajtshme, vlera e së cilës është 260 mijë euro. Ku në të bëjnë pjesë një tokë bujqësore dhe një shtëpi.

Kreu i shtetit në AKK ka deklaruar se posedon një veturë të tipit “Audi Q5” të bashkëshortes me vlerë 15 mijë euro dhe një “Audi A4” e tij me vlerë 23 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Më tej, Thaçi para të gatshme në institucione financiare përmban 290 mijë euro në njërën nga bankat e vendit. Ai ka deklaruar se këto para i ka të ardhura nga shitja e shtëpisë.

Ai po ashtu detyrime ndaj institucioneve financiare ka deklaruar se ka 100 mijë euro ku ka përshkruar ndërtimin e shtëpisë.

Sipas deklarimit në AKK, paga vjetore e Thaçit, është rreth 32 mijë euro, ndërsa mëditja e tij është 8 mijë e 782 euro.

Në fund, Thaçi ka deklaruar edhe të hyrat vjetore të bashkëshortes së tij, vlera e së cilave është 18 mijë euro.

Ndryshe, mos-deklarimi apo deklarimi i rrejshëm i pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik përbën vepër penale, për të cilën sanksionohet me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Indeksonline/