08:08 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kjo është rruga, që do të ndjekë Majlinda Kelmendi deri në finale

Sot Majlinda Kelmendi do të filloj rrugëtimin në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Tokio të Japonisë.

Dje Distria Krasniqi fitoi medaljen e Bronztë ndërsa tani është radha e Kampiones Olimpike.

Majlinda do të jetë e lirë në rundin e parë derisa më pas do të ndeshet me fituesen e duelit Luz Olvera dhe Madelena Rubinstein.

Majlinda është dy herë Kampionë e Botës në kategorinë -52 kg, në Rio në vitin 2013 dhe Chelyabinsk në vitin 2014.

Më poshtë është skema e dueleve të Majlindës. /IndeksOnline/