15:32 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kjo është skuadra më e përforcuar në Premierligën Angleze

West Ham United është skuadra më e përforcuar në Premierligën Angleze. Skuadra londineze ka shpenzuar mjaft në muajin e fundit duke sjellur lojtarë cilësor nga kampionate të ndryshme.

Jack Wilshere është një nga yjet që është bashkuar me këtë skuadër.

Poashtu, pjesë e skuadrës është bërë edhe ylli i Bundesligas, Andriy Yarmolenko. Issa Diop, ylli që shkëlqeu në Francë me Toulouse është bashkuar me “çekanët” për 25 milionë euro, shkruan Indeksonline.

Luksaz Fabianski është blerë si gardian i portës për 8 milionë euro nga Swansea.

Sot është prezantuar ylli i radhës, paraguajani Fabian Balbuena nga Corinthians që i ka kushtuar skuadrës gjashtë milionë euro.

Goditja e radhës pritet të ndodhë nesër pasi që Felipe Anderson i Lazios do të jetë blerja e madhe e këtij sezoni./Indeksonline/