15:46 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kjo është strategjia e Komisionit Evropian për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian

Shefja e politikës së jashtme të BE dhe nënkryetarja e KE-së, Federcia Mogerini dhe komisionari i zgjerimit Johannes Hahn paraqitën dokumentin e zgjerimit të BE-së, në konferencën për shtyp.

Komisioni Evropian miratoi sot në Strasburg, tekstin përfundimtar të strategjisë e zgjerimit për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimorë në BE, transmeton Indeksonline.

Më poshtë gjeni strategjinë e tekstit ku flitet për Kosovën:

“Kur është fjala për Kosovën, ajo ka mundësi për progres të qëndrueshëm në zbatimi e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe progresin drejt Evropës kur rrethanat objektive e lejojnë atë.

Strategjia thekson se Ballkani Perëndimor, për të përmbushur kriteret për anëtarësim në BE dhe për interesin e vet, duhet të zbatojë reforma gjithëpërfshirëse në fushat kyçe.

Sundimi i ligjit, të drejtat themelore dhe qeverisja duhet të forcohen ndjeshëm. Reforma gjyqësore, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe reforma e administratës publike duhet të japin rezultate konkrete, ndërsa funksionimi i institucioneve demokratike kanë nevojë për t’u përmirësuar seriozisht.

Zbatimi i reformave ekonomike duhet të jetë energjik për të adresuar dobësitë strukturore, konkurrencën e pamjaftueshme dhe papunësinë e lartë.

Gjithashtu, duhet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në mënyrë që të dyja të jenë në gjendje për përparimin në rrugët e tyre evropiane”./Indeksonline/