16:20 / E Mërkurë, 08 Mars 2023 / Gj. Sh

Kjo është tabela në Superligën e Kosovës pas ndeshjeve të sotme

Kanë përfunduar tre ndeshjet e pata të javës së 24-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.

Ferizaji ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Llapin në shtëpi, shkruan IndeksOnline.

Fitore kanë shënuar edhe Trepça ’89 dhe Dukagjini, duke mposhtur Drenicën respektivisht Dukagjinin.

Pas ndeshjeve të sotme, Ballkani mbetet lidere e tabelës në AlbiMall Superligën e Kosovës, me 49 pikë të grumbulluara, dy më shumë se skuadra e Dritës.

Gjilani renditet në vendin e tretë me 38 pikë, ndërsa skuadra e prishtinës ndodhet në vendin e katërt me 31 pikë.

Në tre pozitat e fundit renditen Malisheva me 25 pikë, Ferizaji 24 dhe Drenica renditet e fundit me 23 pikë./IndeksOnline/