12:30 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / Blerim

Kjo është trajnerja e parë në histori të NBA

Los Angelos Lakersi mposhti San Antonio Spursin në kuadër të xhiros së pestë të edicionit të rregullt të NBA, ani pse për “Spurs”-in kjo ishte vetëm ndeshja e katërt.

Vendësit triumfuan 121 – 107, me yllin LeBron James që ishte kryefjala e duelit, me të cilin edhe hyri në histori, duke u bërë njeriu i parë në histori të NBA-së që regjistron pikë dyshifrore në 1000 ndeshje radhazi.

Por, rekordi i Jamesit nuk ishte i vetmi i thyer mbrëmë. Kjo pasi, ndihmëstrajnerja e San Antonio Spursit, Becky Hammon, bëhet gruaja e parë që udhëheq një skuadër në kampionatin më të fortë të basketbollit në rruzull.

Pas përjashtimit të trajnerit aktual të “spursave”, Gregg Popovich, 43- vjeçarja mori rolin e trajneres së parë, për të shënuar kështu ndoshta mbrëmjen më të bukur në karrierën e saj të deritashme.