14:54 / E Premte, 29 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kjo moderatore emërohet zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës

Ish-moderatorja, Donjeta Gashi është emëruar zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës.

Këtë lajm e ka konfirmuar për klankosova.tv vet Gashi.

Donjeta  e cila është magjistre e Letërsisë shqipe, ka bërë të ditur poashtu se do të nis punën në ekzekutiv që nga 1 janari i vitit 2018.

Përpos si zëdhënëse, ajo do të jetë edhe drejtoreshë e zyrës për informim.