16:35 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Kjo shtëpi do të shëndrrohet në Muze për Ukshin Hotin

Qeveria ka marrë vendim që të shpronësoi një zonë kadastrale në Krushë të Madhe për ta shëndrruar në Muze për Ukshin Hotin. Ky vendim u mor me propozim të ministres së Ambientit, Albena Reshitaj. “Sot në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës me propozimin tim Qeveria e Kosoves miratoi:

Vendimin Ekzekutiv me të cilin miratohet Vendimi Preleminar për ligjshmërinë e procesit të shpronësimit të pronës së paluajtshme nr. 871-1 Zona Kadastrale Krushë e Madhe, Komuna Rahovec, me qëllim të shëndrrimit të saj në Shtëpi Muze ‘’Ukshin Hoti’’ për ruajtjen e vlerave historike të trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Ndërtimi i shtëpisë muze “Ukshin Hoti” është i një rëndësie të veçantë historike e kulturore, posaqërisht për gjeneratat e reja të cilët do të informohen për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të Profesor Ukshinit.

Qytetarët nga të gjitha trevat shqiptare dhe me gjerë kanë mundësi të njoftohen me veprimtarinë atdhetare të Ukshin Hotit, këtij kolosi të çështjes kombëtare” shkruan Reshitaj në Facebook.