11:52 / E Premte, 16 Gusht 2019

Kjo video tregon pse nuk duhet t’i përziejmë gomat e lira me të shtrenjta

Gomat janë jetike për mënyrën se si performon një automjet. Dhe kjo është një gjë që nënvlerësohet mjaft shumë nga shoferët, por ia vlen të përsëritet pa pushim sepse zgjedhja e gomave shpesh nuk e merr vëmendjen që meriton.

Zgjedhja e gomave është kritike në të gjitha kushtet për marrjen e fuqisë në tokë, por përtej kësaj, përzierja e markave dhe llojeve të ndryshme mund të krijojë një çekuilibër të rrezikshëm, të papritur në kontroll.

Kjo video nga Tyre Reviews në YouTube tregon pikërisht atë skenar. Makina e provës është një BMW M2, duke dërguar 405 kuaj fuqi në gomat e pasme në një pistë të lagësht pasi kjo është një gjendje ku zgjedhja e gomave është jashtëzakonisht kritike, dhe shpesh merret si e mirëqenë. /IndeksOnline/