23:13 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Klasë në vete, historia e modelit S-Class [1972 – 2018]

S-Class, e njohur më parë si Skonderklase ( gjermanisht: klasë speciale) është një seri luksoze e prodhuar nga gjiganti gjerman Mercedes-Benz.

Emërtimi S-Class për modelet më të mira të Mercedes-Benz u prezantua zyrtarisht në vitin 1972 me modelin W116 dhe ka mbetur në përdorim që nga ajo kohë.

S-Class renditet si sedani luksoz më i shitur në botë ndër vite dhe ofron standarte të nivelit të lartë në cdo aspekt.

Në videon në vazhdim mund të shikoni të gjitha modelet S-Class që janë prodhuar nga viti 1972 e deri më sot 2018. /IndeksOnline/