18:31 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

Klinaku ia tregon lokacionin Policisë së EULEX-it

Sekretari i OVL-UÇK’së, Faton Klinaku ka bërë të ditur sot se është ftuar nga Specialja.

Megjithatë, ai ka thënë se nuk do t’i përgjigjet kësaj ftese, duke thënë se nuk ia njeh mandatin kësaj gjykate.

Pas njoftimin për ftesë, Klinaku ka publikuar fotografi nga një kafe, ku shihet me disa miq.

Avokati Tomë Gashi, para pak minutash ka bërë të ditur se Policia e Prokurorisë Speciale ka kërkuar nga ai dhe Faton Kliniku që të lajmërohen në policinë e EULEX-it në Fushë Kosovë.

Por të dy të ftuarit kanë deklaruar se nuk do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje, shkruan IndeksOnline.

Sekretari i organizatës OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, në një lidhje direkte ka thënë se momentalisht është duke pirë kafe me shoqëri.

I pyetur se a ka mundësi që të arresojnë edhe atë, Klinaku është shprehur se “le të më arrestojnë nëse munden”.

Klinaku po ashtu tha se krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, janë arrestuar kundërligjshëm pasi Gjykatës Speciale i ka kaluar mandati 5 vjeçar.

“Është e jashtëligjshme çdo veprim që merr Gjykata Speciale. Vullnetarisht nuk i përgjigjem askujt pasi kësaj Gjykate i ka kaluar mandati.

Momentalisht jam duke pirë kafe me shoqëri. Le të më arrestojnë nëse munden, unë nuk iu përgjigjem vullnetarisht” ka thënë Klinaku./IndeksOnline/