13:41 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kloppi e quan Origin “Legjendë e Liverpoolit”

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ia ka dhënë një epitet të madh sulmuesit Divock Origi.

Para ndeshjes me Genkun në kuadër të Ligës së Kampionëve, gjermani në një konferencë shtypi është pyetur nga një gazetar në lidhje me kundërshtarin.

“Luani kundër Genkut, skuadrës që ka prodhuar shumë futbollistë të njohur si De Bruyne, Koulibaly, Ndidi…” ndërhyn Kloppi, duke u shprehur “Divock Origi, mos e harroni atë. Ai është legjendë e Liverpoolit dhe ka bërë gjëra të mëdha aty”, ka deklaruar Kloppi.

Ndeshja Liveprooli – Genku zhvillohet sonte nga ora 21:00 në Anfield.  /Indeksonline/