16:53 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Klopp e sulmon UEFA-n: As Joshuan nuk do ta ndiqja çdo javë duke boksuar!

Jurgen Klopp ka vazhduar me akuza ndaj UEFA-s për oraret e shpeshta të Ligës së Kombeve. Trajneri gjerman ka thënë se kjo është gara më e pakuptimtë në futboll. Klopp ka qenë i frustruar me lëndimet e disa lojtarëve gjatë kësaj jave duke shprehur haptazi kundërshtimin.

“Për mua është gara më e pakuptimt në futboll. Lojtarët janë gjithmonë në rrezik për tu çlodhur dhe për tu lënduar. Fubolli do angazhim të madh, më pas pak pushim. Ky kalendar nuk e lejon këtë.

As Anthony Joshuan nuk do ta ndiqja në boks çdo javë duke boksuar.

Edhe basketbolli e kë një ligë, dhe më pas ka pushime nëse doni të shikoni spektakël. Në futboll tani kjo nuk e lejon një gjë të tillë.

Futbollistët nuk kanë më pushim, atë duhet të luajn në ekipet e tyre dhe më pas të bëjnë udhëtime të gjata me përfaqësuese në gara të tjera. Kjo është shumë e pakuptimt” ka thënë Klopp./Indeksonline/