15:15 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Klopp: E urrej stadiumin e Sevillës, më shumë se çdo gjë tjetër në botën e futbollit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka filluar punën e menaxherit para 18 vitesh.

Gjatë kësaj karriere relativisht të gjatë ai ka punuar te Mainzi, Borussia e Dortmundit e te Liverpooli.

Gjermani është pyetur së fundi se cilin stadium e urren më së shumti dhe ka thënë është stadium i Sevillës.

“Stadiumi që e urrej më së shumti është Ramon Sanchez Pizjuan. Atmosfera aty është e mrekullueshme” deklaroi Klopp.

Liverpooli në Champions League kishte përjetuar një natë të tmerrshme para dy vitesh, kur kishte humbur epërsinë prej tre golave për të barazuar në fund 3-3.

/Indeksonline/