Klopp është trim i madh, zbulon se nuk i frikësohet asnjë lojtari në botë
Jurgen Klopp thotë se ai nuk është frikësuar kurrë nga asnjë lojtar, të cilin ai e ka menaxheruar – për shkak të gjatësisë së tij.
Dhe ai nuk frikësohet që ta sfidojë ndonjë lojtarë sepse në Liverpool – ai është ndër më të mëdhenjët.
Gjermani, i cili erdhi në Liverpool në tetor të vitit 2015, transmeton IndeksOnline.
I pyetur nga edicioni i sotëm i France Football nëse ai pyetet nga ndokush, Klopp u përgjigjë tha: ”Jo, kurrë”.
”Frika nuk është kurrë gjë e mirë, madje edhe kur ju i tregoni ndonjë lojtari që klubi nuk do t’ja rinovojë kontratën”.
”Unë mendoj se kam autoritet natyral. Jam i gjatë me trup dhe nuk kam arsye për t’u frikësuar”.
”Përveç Van Dijk dhe ndoshta Joel Matip, të cilët janë paksa të gjatë, askush tjetër nuk është më i gjatë se unë”, tha Klopp duke u tallur./IndeksOnline/