10:01 / E Diele, 29 Korrik 2018 / indeksADMonline

Klopp flet për golin e Shaqirit (Video)

Jurgen Klopp bëri një punë fantastike mbrëmë, duke mposhtur Manchester Unitedin 4 me 1 në miqësore.

Më shumë se 100 mijë tifozë panë yjet, dhe një nga golat më të mirë të këtyre ndeshjeve, shkruan IndeksOnline.

Xherdan Shaqiri ishte ajka e mbrëmjes, pasi shënoi një super gol dhe bëri debutimin me fanellën e “The Reds”.

Për golin e kosovarit ka folur edhe trjaneri gjerman.

“Ishte e mirë, natyrisht. Kjo nuk është normale pas katër ditësh në klub. Ai është përshtatur mirë në stilin e lojës. Ne donim t’i ndihmonim atij me një pozicion që nuk është i komplikuar dhe që i jep atij një liri. Ishte një lojë e mirë dhe gjithcka ishte në rregull. Bëmë një super paraqitje”, ka thënë Klopp.

Kujtojmë që Shaqiri u bë lojtar i Liverpoolit gjatë afatit kalimtar të verës, me shifër 13.5 milionë funta./IndeksOnline/