22:43 / E Martë, 31 Mars 2020 / indeksADMonline

Klopp i ndihmoi për ta rritur vlerën, United e Chelsea “kokë më kokë” për yllin e Dortmundit

Jadon Sancho është një nga futbollistët më të kërkuar në futbollin evropian, ku shumë skuadra të mëdha kanë shfaqur interesim për ta blerë kartonin e tij.

Manchester United dhe Chelsea janë në garë për 20 vjeçarin, por jo në çmimin e kërkuar nga Dortmund, që sillet rreth 100 milionë euro, shkruan Indeksonline.

Në këtë garë ka qenë edhe Liverpooli, por mediat angleze zbulojnë se ishte vetëm për të rritur çmimin e lojtarit.

Klopp e shfaqi interesimin e tij me shifra të larta në mënyrë që klubet e tjera ta ndjekin atë çmim.

Thuhet se Manchester United tashmë ka kontaktuar me agjentin e lojtarit e gjithashtu edhe Chelsea ka bërë një hap para në këtë drejtim. /IndeksOnline/