08:13 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Klopp ironizon me idenë e “superligës” evropiane

Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool, ka bërë ironi me idenë e klubeve elitare të Europës që synojnë të krijojnë Super League. Zërat për krijimin e një kampionati të veçantë për të mëdhatë e futbollit europian janë shtuar dhe duket se një hap i parë mund të bëhet para fundit të 2018-ës.

“Tingëllon me të vërtetë një gjë e mirë”, ka thënë Klopp duke bërë shaka. “Më pak ndeshjes dhe më shumë para”. Më pas, gjermani ka folur seriozisht dhe ka thënë se ishte i kënaqur me strukturën aktuale të futbollit.

Sipas gjermanes “Der Spiegel”, 16 skuadra të mëdha të Europës po planifikojnë të nënshkruajnë një marrëveshje në fundin e muajit nëntor. Nëse gjithçka shkon siç duhet, Super League mund të krijohet brenda 2021-it, duke ndryshuar strukturën aktuale të Champions League.

Bayern Munich, Madrid, Barcelona, Manchester United, Manchester City, Chelsea, Arsenal, Liverpool, Paris Saint-Germain, Juventus dhe Milan besohet se janë skuadrat nismëtare, me Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Olympique Marseille, Inter dhe Roma që kanë marrë gjithashtu një ftesë.