23:55 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Klopp jep një lajm të keq për tifozët e Liverpoolit

Liverpooli ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen kundër Swanseas, duke e mposhtur 5-0.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri Jurgen Klopp ka konfirmuar se Alberto Moreno dhe Jordan Handerson nuk do të jenë në dispozicion për dy ndeshjet e ardhshme kundër Leicester City dhe Burnley.

“Të dy janë të sigurt që do të mungojnë për dy ndeshjet e radhës. Me 31 dhjetor dhe me 1 janar ata nuk kanë asnjë shans, atëherë duhet të shohim”, ka thënë Klopp. /IndeksOnline/