14:29 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Klopp ”kap kokën”, ylli i mbrojtjes iu lëndua mbrëmë

Virgil van Dijk është rikthyer në Liverpooli nga pushimi internacional për shkak të shqetësimeve për një lëndim në brinjë.

Ylli holandez shënoi golin e parë në fitoren, 3-0 ndaj Gjermanisë në Ligën e Kombeve në Amsterdam.

Por, trajneri, Ronald Koeman ka vendosur ta rikthejë atë në Angli para sfidës me Belgjikën të martën, transmeton IndeksOnline.

Virgil van Dijk

Van Dijk ka luajtur i lënduar në fitoren, 3-0 ndaj ish-skuadrës së tij, Southampton.

Dhe ai startoi edhe në ndeshjet ndaj Chelseat, Napolit dhe Manchester Cityt.

Kuptohet se 27-vjeçari është rikthyer në Liverpool për tretman mjekësor, derisa ende nuk dihet nëse ai do të mungojë ndaj Huddersfieldit më 20 tetor./IndeksOnline/

Van Dijk