21:43 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Klopp: Ky futbollist largohet në verë

Jurgen Klopp ka pranuar se gjermani, Emre Can do të lejohet që marrëveshja e tij të mbarojë këtë vit.

Trajneri i Liverpoolit ka pohuar se Can nuk do të largohet gjatë këtij muaji mirëpo në verë do t’i ndajnë fatet.

​”Ai do të qëndrojë përtej dimrit. Emre është ende një djalë i ri por ai është zhvilluar në një lojtar të shkëlqyeshëm dhe është shumë i rëndësishëm për ne”, ka thënë Klopp.

“Ndonjëherë një lojtar dëshiron vetëm të përfundoj kontratën e tij. Kjo nuk është e mirë për klubin, por ka momente në të cilat duhet ta pranoni atë.

“Dhe për aq kohë sa sillet lojtari si Emre, atëherë unë nuk kam absolutisht asgjë për t’u ankuar. Ai jep gjithçka që ka dhe identifikon me klubin “. /IndeksOnline/